• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10

Funksionet e Agjencisë
 
1. Agjencia ushtron detyrat dhe përgjegjësitë si vijon:
1.1. propozon dhe koordinon të gjitha politikat që ndërlidhen me teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit në institucionet e Republikës së Kosovës;
1.2. harton dhe siguron zbatimin e strategjisë së qeverisjes elektronike dhe të planit të veprimit përkatës, për aprovim në Qeveri;
1.3. udhëheq dhe mbikëqyr zbatimin e projekteve që ndërlidhen me teknologjinë e informacionit në institucionet e Republikës së Kosovës.
 
2. Agjencia përkrah zhvillimin e teknologjisë së informacionit, nxit investimet në fushën e shoqërisë së informacionit, zhvillimin e sistemeve të aftësimit në teknologjinë e informacionit dhe bën koordinimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e proceseve dhe të mekanizmave të qeverisjes elektronike në fushat e mëposhtme: 
2.1. infrastrukturën e TIK-ut për institucionet e Republikës së Kosovës dhe rritjen e shkallës së përdorimit të TI-së; 
2.2. zgjerimin e shërbimeve të internetit dhe të përmbajtjeve të internetit në institucionet e Republikës së Kosovës; 
2.3. akumulimin, administrimin, përhapjen dhe ruajtjen e të dhënave, duke krijuar Qendrën shtetërore të të dhënave elektronike; 
2.4. sigurinë dhe mbrojtjen e infrastrukturës komunikuese elektronike dhe të të dhënave; 
2.5. sipas nevojës, ndihmon institucionet relevante në luftimin e krimit elektronik (cyber crime); 
2.6. përkujdeset për menaxhimin dhe ruajtjen e pronës intelektuale dhe të drejtat në lidhje me bazat e të dhënave dhe softuerët, që janë pronë e shtetit; 
2.7. siguron mbrojtjen e të dhënave personale në formë elektronike, në pajtim me legjislacionin në fuqi; 
2.8. ndihmon qasjen në informata publike në formë elektronike; 
2.9. në bashkëpunim me IKAP-in bën identifikimin e nevojave për aftësimin elektronik të Shoqërisë së Informacionit për punonjësit e institucioneve të Republikës së Kosovës.