• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10

Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) është institucion qeveritar i themeluar për aftësimin e shërbyesëve civil dhe rritjen e qëndrueshmërisë së shërbimit civil në Kosovë (SHCK) me qëllim për të zhvilluar dhe ngritur cilësinë e shërbimeve civile që ofron administrata publike në vend.

Misionin e vet IKAP e kryen përmes:

Identifikimit të nevojave trajnuese në shërbimin civil Hartimit dhe zhvillimit të programeve trajnuese Koordinimit të projekteve të ndryshme për ngritjen e kapaciteteve në SHCK Përhapjes dhe shkëmbimit të njohurive të reja për administratën publike Kërkimeve profesionale për zhvillimet e reja të administratës publike

Të gjitha këto aktivitete IKAP i kryen duke u mbështetur në vlerat si:

Përkushtimi dhe përgjegjësia Barazia dhe respekti Profesionalizmi dhe iniciativa Bashkëpunimi profesional.

Vizioni

Përmes ofrimit të trajnimeve kualitative, aktiviteteve për aftësimin e nëpunësëve civil, hulumtimeve dhe shkëmbimit të njohurive përmes teknologjisë informative, IKAP synon të ngritet në një qendër moderne të trajnimit, që do të jetë gjenerator i prodhimit të kapaciteteve të reja profesionale, intelektuale që ndihmojnë krijimin e një administrate publike moderne dhe funksionale me qëllim të ndërtimit të shërbimit civil i cili do të jetë efikas, i përgjegjshëm dhe në shërbim të qytetarëve.
Duke u ngritur në një qendër moderne trajnuese, IKAP synon të jetë një promovues i vlerave që përkojnë me zhvillimet e fundit të administratës sipas standardeve ndërkombëtare, në përkrahje të një qeverisjeje të mirë, synon të jetë një vend forum që në vazhdimësi krijon ide dhe strategji të reja për zhvillim të administratës publike.