• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të ministrië, gjithashtu ofron këshilla për krijimin dhe zbatimin e politikave specifike të veprimit si dhe të rregullave dhe procedurave përkatëse me qëllim të funksionimit të papenguar të departamentit të financave dhe shërbimeve të përgjithshme dhe siguron që funksionet e besuara janë duke u përmbushur (duke përfshirë stafin e duhur, menaxhimin efektiv të resurseve të departamenteve të dedikuara nga buxheti i MAP-së).

Koordinon dhe mbikëqyr aktivitetet e  divizioneve duke përfshirë buxhetin, burimet njerëzore dhe shërbimet e përgjithshme si dhe planifikimin e burimeve njerëzore dhe trajnimin e tyre.

Ndihmon në përgatitjen e planifikimit të  buxhetit për departamentin e financave dhe shërbimeve të përgjithshme dhe kabinetit të Ministrit.     
                  
Përkujdeset për zbatimin e ligjeve ,rregulloreve dhe udhëzimeve të cilat rregullojnë lëmin e B&F si dhe lëmin e burimeve njerëzore.

Iu ofron ndihmë dhe iu siguron mbështetje logjistike dhe administrative departamenteve të tjera funksionale , si dhe siguron rrjedhën e informatave të duhura dhe koordinimin e çështjeve administrative brenda departamentit  dhe në raport me departamentet e tjera të Ministrisë ;

Kontribuon në zhvillimin dhe në arritjen e standardeve cilësore të administrimit dhe të veprimtarisë së përgjithshme të Ministrisë me qëllim të përmbushjes së strategjisë së gjithëmbarshme.

Kur është e nevojshme,  përkrah dhe mbështet Sekretarin e Përgjithshëm në zbatimin e të gjitha politikave të veprimit, të strategjive dhe të dokumenteve të tjera, duke siguruar konsultim dhe bashkëpunim brenda departamenteve të tjera të Ministrisë dhe institucioneve;

Në kuadër të DFSHP bëjnë pjesë tri divizione:    
  1. Divizioni i Buxhetit dhe Financave
  2. Divizioni i Burimeve Njerëzore dhe
  3. Divizioni i TI dhe Shërbimeve logjistike