• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
Ndihmon dhe këshillon në përcaktimin dhe vendosjen e prioriteteve të Ministrisë duke marrë parasysh obligimet që dalin nga procesi i integrimit evropian. Koordinon punën në zhvillimin e dokumenteve kryesorë strategjikë, të cilat hartohen nga strukturat e Ministrisë, duke siguruar që këto dokumente të jenë në pajtim me politikat e Qeverisë si dhe siguron konsistencën mes tyre. Siguron pajtueshmërinë e politikave, planeve dhe strategjive me standardet e BE-së.

Kujdeset në krijimin e një sistemi interaktiv në mënyrë që të ketë koordinim mes procesit të zhvillimit të politikave dhe planeve me procesin e planifikimit buxhetor të Ministrisë, veçanërisht përmes zhvillimit të deklaratave strategjike buxhetore. Koordinon punën në sigurimin e kontributeve për zhvillimin e Planit të Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE-së), Planin Vjetor të Punës dhe siguron harmonizimin e tyre me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumenteve tjera strategjike.

Monitoron zbatimin e PVPE-së dhe Planin Vjetor të Punës dhe raporton tek institucionet relevante, me theks të veçantë tek ZKM dhe MIE. Udhëheq koordinimin e asistencës se IPA-së, dhe asistencës së jashtme bilaterale dhe multilaterale. Siguron që ndihma e jashtme është e ndërlidhur dhe kontribuon në zbatimin e prioriteteve dhe planeve të Qeverisë dhe Ministrisë si dhe është e ndërlidhur me procesin e planifikimit buxhetor të Ministrisë.

Ofron ndihmë për departamentet dhe strukturat tjera të Ministrisë në aspektin e mbështetjes metodologjike për procedurat e përgatitjes dhe menaxhimin e projekteve. Ofron mbështetje departamenteve ligjore, sa i përket përfshirjes së politikave të BE-së në legjislacionin vendor, gjatë harmonizimit me Acquis, si dhe kujdeset që legjislacioni që kërkohet nga PVPE-ja, të futet në Strategjinë Legjislative të Qeverisë. Bashkëpunon dhe ndihmon Zyrën e Burimeve Njerëzore në ministri për ngritjen e kapaciteteve të stafit në çështjen që lidhen me integrimin evropian.

Bashkëpunon dhe ndihmon Zyrën e Komunikimit në ministri për çështjet e komunikimit dhe informimit që kanë të bëjnë me integrimin evropian. Ndihmon monitorimin dhe raportimin e zbatimit të planit zhvillimor institucional të Ministrisë, si dhe aktivitetet tjera për reformimin institucional të Ministrisë.

Departamenti është përgjegjës për organizimin, udhëheqjen dhe(ose) pjesëmarrjen në takimet e rregullta të procesit të Stabilizim Asociimit, takime ndërministrore dhe takime me organizatat, donatorë dhe aktorët tjerë relevantë. Ndërmerr të gjitha veprimet tjera të kërkuara nga Sekretari i Përgjithshëm që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit.