• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10

DEPARTAMENTI PËR MENAXHIMIN E REFORMËS SË ADMINISTRATËS PUBLIKE - DMRAP


 

Me qëllim të realizimit të objektivave të Qeverisë për krijimin e një administratë publike transparente, të përgjegjshme, me sistem të qartë të llogaridhënies të karakterizuar me shërbim civil profesional, me struktura të brendshme e funksionale dhe në pajtim me parimet e qeverisjes se mire, DMRAP është përgjegjës për organizimin dhe koordinimin e punëve për identifikimin e progresit, të problemeve dhe mangësive në zbatimin e dokumenteve strategjike për zbatimin e Reformës së Administratës Publike, si dhe iu propozon institucioneve përkatëse masa të nevojshme për sigurimin e zbatimit të tij.
 
Si institucioni kyç në këshillimin dhe kryerjen e punëve profesionale dhe teknike që kanë të bëjnë me menaxhimin dhe raportimin e procesit të Reformës, ku hynë edhe shqyrtimi i rregulloreve për organizim të brendshëm të institucioneve publike,  DMRAP gjithashtu është përgjegjës për krijimin e sistemit të mbledhjes së të dhënave për të gjithë treguesit e identifikuar dhe shërben për të furnizuar Grupin Koordinues, Këshillin Ministror për reformë (KMRAP) dhe qeverinë me informata të sakta, që kanë të bëjnë me Reformën e Administratës Publike, si dhe mbi ecurinë e Reformës së Administratës Publike në përgjithësi.
 
DMRAP siguron përfshirjen e të gjitha institucioneve relevante publike në procesin e zbatimit të dokumenteve strategjike të Reformës, siguron konsistencën ndërmjet dokumenteve strategjike për Reformën e Administratës Publike, si dhe pajtueshmërinë e tyre me prioritetet dhe dokumentet e tjera strategjike të Qeverisë.
 
Gjithashtu, DMRAP është përgjegjës për propozimin, thirrjen dhe organizimin e takimeve të mekanizmave përgjegjës për zbatimin dhe monitorimin e Reformës e Administratës Publike; koordinon komunikimin me donatorët, që kontribuojnë në fushat e lidhura me dokumentet strategjike të reformës dhe aktivitetet e parashikuara mbi planet për zbatimin e a dokumenteve strategjike, si dhe koordinon punën për prioritetet e aktiviteteve dhe projekteve që duhet të financohen nga donatorët
 
DMRAP udhëhiqet nga drejtori dhe mbështetet nga një staf profesional, që mbulojnë fusha të caktuara në kuadër të fushë-veprimtarisë së DMRAP-së 
 
// Hape (PDF)

Udhërrëfyesi për vitin 2014

Prishtinë

2014 25.09.2014
\\\ Hape (PDF)

Raporti gjithpërfshirës mbi zbatimin Strategjisë dhe Planit të Veprimit të Reformës së Administratës Publike për periudhën 2010 - 2013.

Prishtinë

2014 24.10.2014