• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
Photo

MAHIR YAGCILAR

Ministër i Ministrisë së Administratës Publike

Tel:+381 38 60 005/014, Fax:+381 38 30 008 mahir.yagcilar@rks-gov.net
Mahir Yagcilar është i lindur në Prizren në 1961, është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Ka diplomuar në Universitetin e Sarajevës në lëmin e Inxhinierisë së Komunikacionit rrugor.
Ka qenë Udhëheqës i ndërmarrjes shoqërore ‘Kosovatrans’ në Prizren. Është zgjedhur Anëtar i Këshillit Tranzitor të Kosovës për periudhën 2000-2001, më pas Kryetar i Grupit Parlamentar 6+ në Kuvendin e Kosovës, Anëtar i Komisionit për Rregulloren e Punës së Kuvendit si dhe Anëtar i Komisionit Kushtetues të Republikës së Kosovës
Për pesë mandate radhazi është zgjedhur Deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet nacionale gjatë viteve 2001-2014. Në ndërkohë, në 2006 ka qenë Anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Në vitin 2007 është emëruar Ministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, më pas në 2011 është emëruar Ministër i Administratës Publike për t’u ri-emëruar përsëri Ministër i Administratës Publike në Dhjetor 2014.
Nga viti 2000 është Kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP).