• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
Divizioni për Komunikim Publik funksionon si një pjesë e rëndësishme në strukturën organizative të Ministrisë së Administratës Publike . Qëllimi i këtij Divizioni ka të bëjë me njohjen e opinionit publik me veprimtarinë e MAP-it.

Objekti i punës së Divizionit është:
• Veprimtaria e përditshme e Ministrisë lidhet me aktivitetin e
• Ministrit,
• Zv/ministrave ,
• Sekretarit të Përgjithshëm,
• Zëdhënëses dhe
• Departamenteve, divizioneve...

Misioni i këtij Divizioni është bërja sa më transparente e veprimtarisë së Ministrisë tek publiku. Ky mision realizohet nëpërmjet:
• Informimit të publikut dhe medias mbi veprimtarinë e MAP-it.
• Informimit të Ministrit, zv/ministrave, këshilltarëve, Sekretarit të Përgjithshëm, udhëheqësve të departamenteve, divizioneve mbi gjykimin e opinionit publik dhe të mediave lidhur me veprimtarinë e MAP-it.
• Koordinimit dhe realizimit të fushatave informative e publicitare të dikastereve dhe institucioneve qendrore që bëjnë pjesë në strukturën e MAP-it.
• Organizimin dhe bashkërendimin e punës me zëdhënësen e MAP-it për të siguruar një informim sa më të saktë e të shpejtë.
• Koordinimi i punës i këtij Divizioni me drejtoritë e divizionet tjera të MAP-it në funksion të një reflektimi sa më të lartë ndaj shqetësimeve të publikut.

Detyrat e Divizionit për Komunikim Publik
• Divizioni për Komunikim Publik (ZKP) për funksion qendror ka sigurimin e politikave të Ministrisë dhe bartjen e tyre te publiku.
• Divizioni ofron përkrahje profesionale për fushën e mediave për Ministrinë, zëdhënësin e Ministrisë për efektin e politikave ministrore të prezantuara në media.
• Përgatit dhe zbaton planin e komunikimit i cili hartohet në harmoni me Planin e Ministrisë duke u mbështetur në teknikat e komunikimit.
• Bashkëpunon me zëdhënësin e Ministrisë për organizimin e konferencave për media dhe për intervista të ndryshme.  
• Përpilon dhe lëshon kumtesa, deklarata, raporte, njoftime, lajme, botime për publikun që kanë të bëjnë me politikat ministrore.  
• Ofron raporte ditore, analiza për prezantimin e politikave të Ministrisë, për zyrtarët e lartë të Ministrisë, këshilltarët e lartë dhe zëdhënësen.  

• Pranon dhe shqyrton kërkesat për qasje në dokumentet zyrtare, për mediat, shoqërinë civile, qytetarët etj.

• Mirëmban ueb faqen zyrtare të ministrisë, bënë fotografi nga aktivitet të ndryshme të ministrisë.

• Organizon fushata mediale për aktivitete të caktuara dhe me interes për Ministrinë.  
•Bashkëpunon me zyrën simotër në ZKM për të siguruar që politikat ministrore të prezantohen në kuadër të njoftimeve të Qeverisë.