• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
DEBAT PUBLIK PËR LIGJIN PËR PROCEDURAT E PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE
2017-06-14

Bazuar në rrethanat në të cilat gjendet administrata e vendit, përballë kërkesave të BE-së për reforma në këtë sektor, në Prishtinë nisi diskutimi publik për Ligjin nr.05/L-31 për Procedurat e Përgjithshme Administrative, ku morën pjesë zyrtarë të nivelit lokal.
Në këtë debat, të organizuar nga MAP-i dhe të mbështetur nga OSBE-ja, u diskutua për risitë që sjell ky ligj, pas plotësim-ndryshimeve të bëra, në raport me Ligjin e vjetër për administratën. Pjesë e debatit të frytshëm, të udhëhequr nga drejtori i Departamentit Ligjor të MAP-it, Naser Shamolli ishin tri shtyllat kryesore të këtij prezantimi, Procedurat administrative, Procedurat apo mjetet ankimore dhe Ekzekutimi , të cilat shoqëroheshin me risitë e LPPA-së, që sjell Ligji për tri shtyllat kryesore siç janë: Qëllimi, Fushëveprimi dhe Instrumentet tjera.
Përballë këtyre çështje të shtuara u zhvillua një debat i frytshëm, me ç’rast të pranishmit ofruan përvojat e tyre, gjatë ushtrimit të detyrave administrative, kurse nga ekspertët e pranishëm morën edhe udhëzime të dobishme për çështjet që i shtruan. Në takim dominoi mendimi se me Ligjin e Ri për Procedurat e Përgjithshme Administrative do të zgjidhen njëherë e mirë problemet , që deri tash janë hasur në administratë.
Debati për këtë Ligj do të zhvendoset në komunat tjera të Kosovës, ku do t’u jepet rasti zyrtarëve të atij niveli t’i shfaqin pikëpamjet e tyre përkitazi me këtë ligj, para se të përcillet në Qeveri dhe Kuvend.
1