• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR NE ANKARA U TAKUA ME STUDENTË NGA KOSOVA QË ARSIMOHEN NË TURQI
2017-05-16

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar, gjate vizitës zyrtare në Ankara të Turqisë mori pjesë dhe foli në panelin me temë ``Marrëdhëniet Kosovë-Turqi`` organizuar nga ``Shoqata e Studentëve Kosovarë që studiojnë në Turqi``.
Ministri Yagcilar, bëri një përshkrim të marrëdhënieve të mira ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, duke vlerësuar mbështetjet dhe kontributin e shtetit Turk në Kosovë.
Ne fjalën e tij ministri tha se Pavarësia e Kosovës i dha një përfundim një periudhe të rëndë. Ndaj në këtë fazë stabiliteti i Kosovës është interes i gjerë, jo vetëm rajonal. Gjithashtu, ministri Yagcilar vlerësoi lart përkrahjen e Republikës së Turqisë që ishte nder shtetet e para që e njohu Pavarësinë e Kosovës.
Ministri Yagcilar foli edhe për  marrëdhëniet politike,  ekonomike, kulturore, shëndetësore, bujqësore, arsimore, në fushën e mbrojtjes etj. Ai theksoi se bashkëpunimi i deritanishëm ka qenë i shkëlqyer dhe do të vazhdojë të thellohet edhe më shumë.
Ministri tha se Republika e Turqisë ka ofruar përkrahje për Republikën e Kosovës edhe në platforma ndërkombëtare dypalëshe dhe shumë palesh.
Ne fund te fjalës se tij Ministri përgëzoi studentët kosovar për këtë organizim të mirë duke thënë se ka besim të plotë, që ata në të ardhmen me sukses do ta përfaqësojnë shtetin tonë.
Ministri gjate vizitës ne Ankara  ka realizuar edhe takime te nivelit të lartë shtetëror.
 
 
 
1