• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR PRITI PËRFAQËSUESIT E SINDIKATAVE TË SHËRBIMIT CIVIL DHE TË JURIDIKATURËS SË KOSOVËS
2017-04-28

Ministri i Administratës Publike priti një delegacion të sindikatave të Shërbimit Civil dhe të Juridikaturës të Kosovës, në përbërje te të cilit ishin: Hajrullah Hoxha, kryetar i Federatës së Sindikatave të Shërbimit Civil, Zorica Bulatovic, zëvendëskryetare e Federatës së Sindikatave të Shërbimit Civil dhe Asllan Rusinovci, kryetar i Sindikatës së Juridikaturës.
Në këtë takim, Ministri Yagcilar elaboroi të arriturat në fushën e administratës publike, në veçanti theksoi hapat e realizuar drejt avancimit të shërbimit civil në Republikën e Kosovës. Në këtë linjë, Ministri përmendi procesin e pranimit në shërbimin civil, kalkulimin e përvojës së punës së nëpunësve civilë, trajnimet e nëpunësve civilë, procedurat e menaxhimit të nivelit të lartë drejtues etj. për plotësim-ndryshimin e Ligjit aktual për Shërbimin Civil .
Si informatë shtesë, Ministri përmendi edhe procesin e planifikimit të integritetit në administratë publike dhe matjen e kënaqshmërisë për shërbime administrative, projekte këto të cilat tashmë janë duke u zbatuar.
 
Në takim të dy palët diskutuan për interesat të përbashkëta në fushat që i përkasin shërbimit civil.
 
1