• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR PRITI ZËVENDËSMINISTRIN E MPJ-së SË TURQISË AHMET YILDIZ
2017-04-21

Ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar ka pritur zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë Ahmet Yildiz. Me këtë rast, ministri Yagcilar, pasi falënderoi zëvendësministrin Yildiz, për vizitën e realizuar në MAP, e njoftoi me fushë veprimtarinë e ministrisë që ai drejton.
foto2.jpg
Në këtë takim, që kishte karakter miqësor, u elaboruan edhe aspektet dhe rëndësia e partneritetit Kosovë-Turqi.
Ministri Yagcilar, duke falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritashme për Kosovën nga Republika e Turqisë, u angazhua për thellimin e këtij bashkëpunimi që është në interes të dy vendeve mike.
foto3.jpg
Edhe zëvendësministri turk Ahmet Yildiz, duke shprehur kënaqësinë për miqësinë, tashmë tradicionale, ndërmjet dy vendeve tona, theksoi se mbështetja për Kosovën nga ana e shtetit turk, do të thellohet dhe fuqizohet edhe më shumë.
Në fund të takimit ministri Yagcilar dhe zëvendësministri Yildiz dhanë një konferencë për media

1