• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR U TAKUA ME SHEFIN E NJËSISË PËR KOSOVË NË KE, DAVID CULLEN
2017-05-18

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, para takimit të GVRAP-it u takua me shefin e Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian, David Cullen.
Ministri Yagcilar dhe Cullen bashkëbiseduan rreth punës dhe angazhimeve rreth proceseve reformuese të Strategjisë së Modernizimit të Administratës Publike dhe për rëndësinë e të gjitha segmenteve të tjera të cilat janë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm.
Ministri Yagcilar duke informuar përfaqësuesit e BE-së për gjendjen aktuale të këtij procesi ka potencuar faktin se Qeveria e Kosovës, pavarësisht vështirësive, është e përkushtuar për plotësimin e rekomandimeve, që dalin nga KE-ja. Ai theksoi, se kë këtë drejtim është bërë një punë mjaft e mirë dhe për këtë falënderoi partnerët nga Komisioni Evropian për koordinimin dhe gatishmërinë në bashkëpunimin e ndërsjellë.
Ndërsa, Cullen fillimisht e përgëzoi ministrin Yagcilar dhe vlerësoi lart angazhimin e tij personal dhe të gjithë akterve kryesor, që kanë kontribuar në këtë proces. Cullen ka ritheksuar përkrahjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian në zbatimin e reformave në administratë.
 
 
1