• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
TAKIM PUBLIK PËR PROJEKT KOCEPT DOKUMENTIN PËR KONTESTET ADMINISTRATIVE
2017-05-19

Ministria e Administratës Publike dhe Ministria e Drejtësisë, të mbështetur nga OECD/SIGMA organizuan Takimin publik për Projekt dokumentin për kontestet administrative , që ishte në funksion të reformimit të sistemit të drejtësisë administrative,
me synimin se një sistem i drejtësisë administrative , që funksionon mirë është parakusht kyç për të siguruar ekzistimin e  një administrate publike llogaridhënëse dhe efikase. Ky aktivitet i përbashkët u bë në përputhje me Planin Strategjik të Gjyqësorit të Kosovës 2014-2019, i cili parasheh përmirësimin e administrimit të drejtësisë (ShtyllaII) dhe ndërtimin e besimit të mbështetjes në gjyqësor (Shtylla I). Për këtë qëllim, me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të MAP-it është formuar edhe Grupi punues prej 12 anëtarëve me përfaqësues të zyrave ligjor MAP-it, të ZKM-së,  të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe gjyqtarë për çështje administrative të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe të Gjykatës së Apelit. Pos këtyre përfaqësuesve në takimin publik ishin edhe përfaqësues nga shoqëria civile të cilët dhanë kontributin e tyre në plotësimin e projekt koncept dokumentit për kontestet administrative.
Në këtë takim, projekti i përmendur, iu nënshtrua një diskutimi të hapur me ç’rast u dhanë edhe sugjerime  të cilat, bashkë me ato që janë dhënë në takimet e kaluara dhe në bisedat individuale me përfaqësues të gjyqësorit, të ministrive, të donatorëve që veprojnë në Kosovë , do të merren për bazë për finalizimin e këtij projekti, i cili do të përshkruajë problemet ekzistuese, të analizojë shkaqet dhe opsionet alternative për adresimin e tyre dhe më në fund do të sugjerojë opsionin e rekomanduar.
Bazuar në problemet e shtruara me të cilat sot ballafaqohet drejtësia në këtë fushë, në takim u dëgjua edhe propozimi për mundësinë e formimit të një Gjykate Administrative, si parakusht për zgjidhjen e vështirësive që sot ka kjo fushë.
 
1