• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
U MIRATUAN KONCEPT DOKUMENTET PËR ADMINISTRATËN PUBLIKE DHE TË SHËRBIMIT CIVIL
2017-05-15

Në vazhdën e reformave në administratën publike dhe zotimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e konkluzionit të përbashkët të GVRAP-it, që legjislacioni për administratën publike të shkojë në pako dhe të njëjtës t`i paraprijë hartimi i koncept dokumenteve ,
MAP në bashkëpunim me ZKM, MIE dhe MF të përkrahur nga SIGMA/OECD , ka arritur që  të hartojë koncept dokumentin për organizimin e AP-së dhe shërbimit civil. Vlen të theksohet se përgatitjes së hartimit të koncept dokumenteve i ka paraprirë analiza mbi rishikimin e institucioneve kushtetuese/agjencive të pavarura në kuadër të Kuvendit dhe organeve qendrore në kuadër të Qeverisë si dhe një proces i gjerë i konsultimeve si me institucionet ashtu edhe me shoqërinë civile..
Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, miratoi edhe koncept dokumentin për qasje në dokumentet publike, që ka për qëllim të ofrojë informata të mjaftueshme për problemet që janë hasur në këtë fushë dhe mënyrën se si do të rregullohet kjo fushë. Është rregulluar në plotni edhe qasja në dokumente publike në përputhje të plotë me politikat qeveritare.
Në këtë concept dokument propozohet edhe ndryshimi i dy ligjeve të tjera: Ligji për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Kabineti qeveritar miratoi edhe Konceptdokumentin për Organizimin e Administratës Publike të Republikës së Kosovës, i cili vendos opsione për zgjidhjen e problemeve, që janë identifikuar në aspektin e organizimit të administratës publike, duke ia mundësuar Qeverisë të vendosë për zgjidhjen më të mirë të këtij koncept dokumenti. 
Koncept dokumenti propozon zgjidhje në katër segmente kryesore: 
Vendosjen e rregullave për themelimin e agjencive të pavarura sipas Nenit 142 të Kushtetutës, rregulla për administratën shtetërore në aspekt të vendosjes së parimeve themelore, themelimin e organeve në varësi të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, organizimit të brendshëm, organizimit territorial, mbikëqyrjen dhe delegimin, 
rregulla për administratën komunale që përfshinë organizmin e brendshëm, ofrimin e shërbimeve publike të drejtpërdrejta për qytetarë dhe delegimin dhe 
Rregulla për menaxhimin e tranzicionit. 
Me rekomandimet e këtij concept dokumenti mëtohet të bëhet qartësimi dhe zgjidhja më e mirë për organizimin e administratës publike, siç janë: themelimi, përgjegjësia, organizimi, standardet dhe llogaridhënia. Me këtë rast u miratua edhe Koncept dokumenti për Shërbimin Civil, i cili propozon zgjidhje për qartësimin e fushëveprimit të shërbimit civil si dhe vendosjen e rregullave minimale për të punësuarit tjerë në sektorin publik, e të ngjashme.
Këto dy këto Koncept dokumente janë të lidhura me kërkesat nga Bashkimi Evropian për pakon e ligjeve, që ndërlidhet pastaj edhe me ligjin për pagat, ndërkohë që ministritë mund të punojnë në përgatitjen e tyre pasi të bëhet konstituimi i Qeverisë së Re.
1