• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
ZËVENDËSMINISTRI HYSENI KA PRITUR SEKRETARIN E SHTETIT TË MAP-IT TË HUNGARISË ZOLTAN KOVACS
2017-04-21

Zëvendësministri i Ministrisë së Administratës Publike, Hajredin Hyseni, ka pritur sekretarin e shtetit në Ministrinë e Administratës Publike të Republikës së Hungarisë , Zoltan Kovacs.
Në këtë takim  zëvendësministri Hyseni dhe  Kovacs biseduan rreth partneritetit dhe mundësive të vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.  Gjatë takimit palët kanë shkëmbyer pikëpamjet për modernizimin e administratës publike ,  përmirësimin dhe lehtësimin e shërbimeve për qytetarë si dhe thjeshtësimin e proceduarave administrative.  Kovacs , gjithashtu,  foli  rreth procesit të përafrimit të legjislacionit vendor me atë të BE-së. Ndër të tjera,  zëvendësministri Hyseni  foli rreth të arriturave të rëndësishme në rrugëtimin e reformimit të administratës publike, dhe në të njëjtën kohë, falënderoi sekretarin Kovacs dhe nëpërmjet tij  edhe shtetin hungarez për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës.


1