• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
Miq të nderuar,

Mirë se vini në faqen tonë të re të internetit. Kemi përmirësuar faqen, me qëllim që ta bëjmë më të lehtë për ju gjetjen dhe shkëmbimin e burimeve për rishikimet funksionale dhe reformën e administratës publike në Kosovë.
Ne vazhdojmë të inspirohemi nga pasioni dhe përkushtimi i nëpunësve civilë dhe të punësuarve të qeverisë, drejtorëve të programit dhe politikë-bërësve, donatorëve dhe mbështetësve, që të gjithë duke punuar me synim që të kemi institucione më efikase në Kosovë.
Si pjesë e angazhimit tonë për të siguruar qasje të lehtë në punën tonë, ne kemi krijuar një faqe elektronike më të lehtë me burime shtesë, metoda më të mira dhe një dizajn të ri vizual për të mbështetur punën tuaj të bërë për të mirën e reformës së administratës publike. Qëndroni me ne gjatë muajve të ardhshëm për të parë burime të reja në secilën nga këto fusha.
Tani do të mund të hulumtoni më lehtë materialet tona ekzistuese. Derisa procesi i miratimit të raporteve të çdo rishikimi është duke përparuar, ju do të mund të lexoni raportet e 18 rishikimeve vertikale për 16 Ministritë, Policinë e Kosovës dhe Agjencinë Kadastrale; deri në 14 rishikime horizontale të funksioneve standarde në kuadër të gjitha institucioneve; broshura e jonë dymujore, që përfshinë arritjet kryesore dhe progresin e punës sonë; prezantime të tjera, plane strategjike dhe dokumente të tjera lidhur me reformën e administratës publike në Kosovë.  
Ne mirëpresim komentet tuaj në info@fridomks.org derisa ne vazhdojmë që të përmirësojmë këtë faqe. Ju lutemi, mos ngurroni të na kontaktoni.

Sinqerisht,

Ugis Sics, Drejtues i Ekipit FRIDOM

Projekti i Rishikimit Funksional dhe Organizimi Institucional të Ministrive