Zyra e Buxhetit dhe e Financave

Emri dhe mbiemri: Ibrahim Shabani
Data e lindjes: 23.02.1965
Nr. Personal: 1015632484
Tel.mob: 044/164-551
E-mail: ibrahim.shabani@ks-gov.net & ibshabani@hotmail.com 

Përvoja e punës:
- Shef kontabiliteti në Ndërmarrjen ”Galanteria” Podujevë 1990-1993
- Shef kontabiliteti në Ndërmarrjen ”Gonnita Farm” Podujevë 1993-1999
- Drejtor Financiar në Ndërmarrjen ”Shpresa” Podujevë 1993-1999
- Drejtor për Buxhet dhe Financa- ”Korporata Farmaceutike e Kosovës” 2000-2008
- Drejtor i Përgjithshëm në Kompaninë ”KFKFARM” 2009-2010
- Drejtor për Buxhet dhe Financa në Ministrinë e Administratës Publike prej vitit 2009
- Kryeshef Ekzekutiv i Entit të Statistikës të Kosovës gjatë periudhës së Regjistrimit të Popullsisë në vitin 2011

Arsimimi:
- Fakulteti Ekonomik 1990 – Ekonomist i Diplomuar
- Fakulteti Ekonomik dhe i Mjekësisë 2008 – Magjistër i Shkencave të Menaxhmentit Shëndetësorë.

Specializimet (trajnimet):
- I çertifikuar nga USAID-i dhe KBS-ja për Standardet e Kontabilitetit të Kosovës
- I çertifikuar nga MEF-i për Menaxhimin e Financave Publike
- I çertifikuar nga Financial Low Smart Agency për Menaxhimin e shpenzimeve publike dhe Përgaditjen e pasqyrave financiare
- I çertifikuar nga Financial Low Smart Agency për Partneritetin Publiko-Privat, Koncesionet dhe Prokurimi Publik
- I çertifikuar me çertifikatë themelore profesionale për Prokurimin Publik
- Pjesmarrës me punimin ”Sigurimi i vendëngjarjes dhe rreziqet për shërbimin mjekësor emergjent gjatë intervenimeve në fatkeqësi dhe aksidente” në Simpoziumin Ndërkombëtar të Shëndetësisë në Maqedoni, me temën ”Abdomeni Akut” si dhe pjesmarrës në shumë seminare dhe trajnime të tjera, brenda dhe jasht vendit.  

Publikimet:
- Autor i punimit shkencor ”Faktorët të cilët ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve farmaceutike në Kosovë”  
- Bashkautor i projektit ”Planit strategjik i Korporatës Farmaceutike të Kosovës” në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me Sektorin e Buxhetit dhe të Financave
- Bashkautor i librit ”Emergjencat medikale në fatkeqësi dhe katastrofa”  

Njohja e gjuhëve të huaja:
- Gjuha angleze,
- Gjuha serbokroate
...................................................................................................................................................

 

ZYRA PËR BUXHET DHE FINANCA

Vepron në kuadër të Zyrës së Sekretarit të Përhershëm të Ministrisë së Administratës Publike. Zyra përbëhet prej dy shërbimeve:

1. Shërbimi i Financave dhe
2. Shërbimi për Buxhet dhe Planifikim.


Roli kryesor i Zyrës së Buxhetit dhe të Financa është menaxhimi i financave në Ministri dhe hartimi i raportit të Ministrisë së Administratës Publike për nevojat e Buxhetit të Konsiliduar të Kosovës. Roli i Zyrës është zbatimi i Ligjit mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe rregullat financiare të Thesarit. Kjo zyrë për mision ka mbështetjen financiare të departamenteve në Ministrinë e Administratës Publike dhe shtimin e cilësisë së shërbimeve financiare.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës së Buxhetit dhe të Financave janë:

Raportimi për rrjedhat financiare të buxhetit, duke përfshirë hartimin e raporteve financiare, siç kërkohet me Ligjin mbi menaxhimin e financave publike dhe në pajtim me rregullat financiare të Thesarit.
Mbajtja e llogarive të plota dhe të sakta të të gjitha transaksioneve financiare në SIFK (Sistemi Informativ Financiar i Kosovës) dhe sigurimi, që të plotësohen të gjitha obligimet e organizatës buxhetore, duke përfshirë ketu pagesën me kohë të të gjitha faturave dhe zbatimin e vendimeve të gjykatave.
Siguron që procedurat të jenë të vendosura në sistemet informative dhe ato për të monitoruara secilin proces të shpenzimeve (nga inicimi deri te pagesat e faturave) dhe koordinimi i kalimit të urdhërave për zotërim dhe pagesë, si dhe të dokumenteve të tjera nga zyrtarët autorizues, të Zyrës së Prokurimit, certifikimit dhe deri te Departamenti i Thesarit.
Ruan në mënyrë të sigurt dhe i ka në dispozicion të gjitha dokumentet për t’i mbështetur të gjitha transaksionet financiare në pajtim me rreguallt financiare.
Siguron, që të gjutha faturat e vlefshme të pranuara nga organizata buxhetore të paguhen menjëjherë në pajtim me rregullat financiare, që organizata buxhetore t’i respektojë të gjitha qarkoret e buxhetit dhe udhëzimet administrative lidhur me hartimin dhe ekzekutimin e buxhetit. Zyra informon sekretarin e Përhershëm dhe Ministrin (Kuvendin) për veprimet që kërkohen për t’a përgatitur buxhetin, si dhe koordinon aktivitetet e fushave të tjera funksionale të organizatave buxhetore në aktivitetet e hartimit të buxhetit.
Detyrë tjetër e Zyrës për Buxhet dhe Financa është përgatitja, hartimi dhe dorëzimi i buxhetit të propozuar të organizatës buxhetore dhe kërkesat për ndarje buxhetore.