Card image cap
NË ZONËN PRISHTINA E RE PO NDËRTOHEN KATËR NDËRTESA DHE JANË NË PRITJE EDHE TRI TË TJERA

12.07.2019

Në bazë të Strategjisë për Akomodimin e Ndërtesave Qeveritare 2008-2025 në zonën Prishtina e Re, kaherë ka nisur ndërtimi i Kompleksit Qeveritar. Ky veprim është bërë në saje të Vendimit të përbashkët të komunës së Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës nr.046-9060, të datës 4.5.2015, mbi bazën e të cilit është nënshkruar edhe Marrëveshja-Kontratë me komunën e Prishtinës, për shfrytëzimin e hapësirave të asaj zone, për 99 vite.

Card image cap
MINISTRI YAGCILAR TAKOI SHEFEN E SAPOEMËRUAR TË ZYRËS SË UNDP-së PËR KOSOVËN MARIA SOUKKO

10.07.2019

Ministri Yagcilar priti në takim shefen e sapoemëruar të UNDP-së për Kosovën, Maria Suokko. Në këtë takim, që kishte karakter njohjeje, ministri Yagcilar, znj. Suokko e falënderoi për vizitën në MAP, duke e cilësuar mjaft të rëndësishme. Ndërsa, duke folur punën dhe projektet e Ministrisë së Administratës Publike, për procesin e Reformës së Administratës Publike, Pakon Ligjore dhe zbatueshmerinë e saj, digjitalizimin e shërbimeve publike, ministri Yagcilar, këto projekte i cilësoi si prioritete të MAP-it.

Pyetje

Sa jeni të kënaqur me shërbimet tona? Ofroni mendimin tuaj për shërbimet administrative tek OPI!

Jep vlerësim

Copyright © 2019. Ministria e Administratës Publike