• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10

Detyrat dhe përgjegjësitë e  Drejtoratit për Menaxhimin dhe Integrimin e Sistemeve janë:

1. Menaxhon, Administron, zhvillon dhe mirëmban sistemet e e-Qeverisjes dhe sisteme te tjera qe operojnë në IRK, si dhe integrimin e softuerit në të gjitha institucionet qeveritare të Republikës se Kosovës;

2. Inicon projekte softuerike në bazë të procedurave administrative dhe ligjeve të aprovuara,  me qëllim të automatizimit të proceseve administrative dhe proceseve të tjera, që kanë të bëjnë me automatizimin e shërbimeve në institucionet qeveritare dhe komunikim/interoperabilitet të shërbimeve;

3. Përgatit dhe integron të gjitha kërkesat, që kanë të bëjnë më ndërtimin dhe integrimin e softuerëve, duke përfshirë arkitekturën softuerike, modelet, proceset, bazat e shërbimeve, regjistrat, nivelet e sigurisë, etj;

4. Menaxhon Portalin Shtetëror në aspektin e ndërtimit, avancimit dhe integrimit të shërbimeve;

5. Menaxhon pasurinë qeveritare të softuerëve të licencuar dhe kodet burimore të sistemeve të ngritura në kuadër të TI-së dhe qeverisjes elektronike.

6. Menaxhon me domenin www.rks-gov.net dhe nen domenet e tij.

  Udhëheqësi i Drejtoratit për Menaxhimin dhe Integrimin e Sistemeve raporton tek Drejtori i Përgjithshëm.


Në kuadër të këtij Drejtorati bëjnë pjesë sektorët:

•    Sektori për Integrim te Sistemeve Softuerike
•    Sektori për Menaxhim dhe Projektim te Sistemeve Softuerike