• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10

Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtoratit të Sigurisë dhe Operimeve Qendrore janë:

1. Angazhohet më hartimin e politikave dhe standardeve ne lidhje me sistemin e Teknologjisë Informative Republikës së Kosovës përfshire qendrën nacionale të dhënave dhe sigurinë e TIK-ut.

2. Planifikon,  menaxhon dhe administron më sistemin e teknologjisë informative qeveritare si dhe qendrën e të dhënave.

3. Përgatitë dhe azhurnon  standardet  për siguri për sistemet kompjuterike me qellim të funksionit me të sigurt të sistemit të teknologjisë Informative te IRK-së përfshirë qendrën e të dhënave. Gjithashtu menaxhon dhe zbaton procesin e sigurisë në segmentin qendror së sistemit të TIK-ut, monitoron dhe obligon zbatimin e tyre në segmentet tjera të sistemit të TIK-ut përfshirë sigurinë në nivel të aplikacionit (application layer).

4. Kontribuon në procesin e ndryshimit të menaxhimit të sistemeve të TIK-së duke identifikuar pasojat e mundshme të ndryshimeve në siguri dhe detyrat  operative.

5. Përcjell zhvillimet e TI-së dhe këshillon mbi praktikat më të mira për zyrtarët qendror dhe komunal te TI-së si dhe asiston personelin e TI-së ne institucionet tjera.

6. Vepron si pikë përmbledhëse dhe pikë kontaktuese e qeverisë për rreziqet e sigurisë së sistemit të TIK-ut në IRK, vlerëson rendësin dhe prioritetin , informon të gjitha palët përkatëse, mbikëqyr zbatimin me kohë të masave parandaluese / korrigjuese.

7. Akumulimin, administrimin dhe ruajtjen e të dhënave, duke administruar
           Qendrën shtetërore të dhënave elektronike.

8. Merret më sigurinë dhe mbrojtjen e infrastrukturës komunikuese elektronike dhe të të
             dhënave dhe sipas nevojës ndihmon institucionet relevante në luftimin e krimit  elektronik (cyber crime);

9. Siguron mbrojtjen e të dhënave personale në formë elektronike, në pajtim me legjislacionin në fuqi.

 

Udhëheqësi i Drejtoratit për Siguri dhe Operime Qendrore raporton tek Drejtori i Përgjithshëm

•    Sektori i sigurinë së TI-së
•    Sektori i qendrës shtetërore të dhënave elektronike