• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10

Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtoratit të Proceseve Administrative janë:

1. Vlerëson procedurat Administrative përmes të cilave administrata i ofron shërbime për qytetarët, bizneset dhe administratën, nxjerr rekomandime për racionalizimin dhe digjitalizimin e tyre me qëllim të reduktimit të barrierave administrative dhe realizimit të nivelit sa më të lartë të e-Qeverisjes

2. Propozon ide dhe metoda për ofrim shërbimesh dhe komunikim elektronik përmes TIK-ut, me qëllim zëvendësimin e metodave manuale të proceseve administrative në gjitha IRK-të përfshirë edhe ato lokale.

3. Vlerëson mundësinë dhe nevojën e koordinimit ndër institucional për integrimin dhe plotësimin e të dhënave të ndryshme me qëllim të realizimit të introperabilitetit (ndërveprimit) të sistemeve elektronike në Institucionet e Republikës së Kosovës.

4. Propozon praktika të thjeshtësimit te procedurave administrative për të gjitha nivelet e administratës, duke përdorur sistemet elektronike, bazuar në praktikat e front office dhe back office.

5. Harton dhe koordinon standarde dhe dokumente tjera në bashkëpunim me IRK-të, të cilat kanë të bëjnë me digjitalizimin e proceseve administrative si dhe mbikëqyr realizimin e tyre

6. Promovon racionalizimin e proceseve administrative të bazuar mbi metodat dhe aplikacionet elektronike duke shfrytëzuar metodat e ndryshme për monitorimin e nivelit të zbatimit të projekteve në fushën e TIK-ut, me qëllim të ngritjes së cilësisë së ofrimin e shërbimeve;

7. Realizon procedurat për shërbimet e personelit, duke mbuluar mirëqenien, rekrutimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore.

8. Menaxhimi dhe administrimi i bazës unike të të dhënave të kartelave identifikuese (ID-ve), si dhe lëshimi i tyre sipas rregullativës ligjore për të gjithë zyrtarët e Institucioneve të Republikës së Kosovës,

9. Realizon shërbimet financiare, kontrollin buxhetor dhe koordinimin për menaxhimin e buxhetit të Agjencisë, si dhe planifikimin e projekteve dhe aktiviteteve me ndikim financiar,

10. Zhvillon procedurat dhe aktivitetet e prokurimit si dhe shërbimet për menaxhimin e kontratave , dokumentimin e tyre dhe përcjellë ecurinë e realizimit të kontratave.

11. Mbikëqyrë çështjet ligjore në realizimin e objektivave të agjencisë si dhe hartimin e akteve ligjore dhe nënligjore si dhe gjitha dokumenteve të tjera me efekte juridike.

12.Menaxhon asetet, pronën dhe shërbimet e logjistikës të agjencisë Udhëheqësi i Drejtoratit të Proceseve Administrative dhe Administratës raporton tek Drejtori i Përgjithshëm.

Në kuadër të këtij Drejtorati bëjnë pjesë sektorët:

• Sektori i racionalizimit të proceseve Administrative
• Sektori i Monitorimit dhe Promovimit të Proceseve