• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10

Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtoratit të Rrjeteve dhe Telekomunikimit janë:

1. Përgjegjës për punën dhe funksionimin e Rrjetin Shtetëror (rrjeti mikrovalor dhe rrjeti optik ) neper te gjitha IRK-t si ne nivelin qendror edhe ne atë lokal.

2. Përgjegjës për punën dhe funksionimin e sistemeve të Telefonisë  në IRK.

3. Bën koordinimin me institucionet tjera me qellim te integrimit te tyre ne rrjetin shtetëror.

4. Përgatit udhëzime  për përdorimin e sistemeve transmetuese  dhe atyre telekomunikuese, si dhe përpilon skica për raporte vjetore dhe raporte tjera te rregullta.

5. Në bashkëpunim me institucionet tjera realizon në mënyrë periodike dokumentimin e    të gjithë rrjetit qeveritar, duke përfshirë stacionet e rrjeteve, nënrrjetet, segmentet e      rrjeteve, nyjat, etj.;

6. Përcjell  Zhvillimet e TI-së dhe këshillon mbi praktikat me të mira për zyrtaret qendror  dhe komunal të IT-së.

7. Planifikon dhe menaxhon procesin e realizimit të projekteve nga ana e kontraktorëve,   lidhur me zgjerimi, fuqizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit shtetëror, si dhe te STQ VoIP.

8. Është përgjegjës për identifikimin e nevojave, dizajnin , përgatitjen e buxhetit, blerjen, marrjen me qira dhe vënies në punë të paisjeve dhe shërbimeve për të plotësuar nevojat e institucioneve.


Udhëheqësi i Drejtoratit të Rrjeteve dhe Telekomunikimit raporton tek Drejtori i Përgjithshëm

Në kuadër të këtij Drejtorati bëjnë pjesë sektorët:

• Sektori i Administrimit të Rrjetit Shtetëror
• Sektori i telefonisë