• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
DEBAT PËR PAKON LIGJORE ME KRYETARËT E KOMUNAVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2018-06-12

Në kuadër të diskutimit Publik për Pakon Ligjore, Ministria e Administratës Publike ka organizuar debat publik me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës.
Ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar, në fillim të këtij takimi theksoi se, ditë më parë ka nisur një fushatë e informimit dhe konsultimit të publikut për Pakon e Ligjore, ku bëjnë pjesë Projektligji për Administratën Shtetërore, Projektligji për Zyrtarët Publik dhe Projektligji për Pagat.  Këto tre projektligje janë shtyllat e procesit të reformimit dhe modernizmit të administratës publike me qëllim ngritjen profesionale të administratës publike, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarit. Këto akte ligjore prekin çështje shumë të rëndësishme dhe komplekse të funksionimit të shtetit. Bazuar në këto aspekte, ministri Mahir Yagcilar u përqendrua te projektligji për Zyrtarët Publikë dhe te Projektligji për Pagat të cilët prekin interesat e drejtuesve të komunave. Projektligji për Zyrtarët Publik, theksoi ministri Yagcilar, ka për qëllim krijimin e Kornizës Ligjore për punësim të zyrtarëve publikë në institucione të bazuar në merita, integritet moral, paanësi dhe qëndrueshmëri. Ndërkaq, Projektligji për Pagat përcakton sistemin e pagave dhe shpërblimet për zyrtarët dhe funksionarët publikë, si dhe rregullat për përcaktimin e pagave të punonjësve të ndërmarrjeve publike në Kosovë.
Mbi këtë bazë, pohoi ministri Yagcilar, modernizimi i administratës publike në Kosovë, transformimi dhe avancimi i saj, janë një investim në demokraci dhe ekonomi, në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët tanë dhe në afrimin e shtetit tonë më pranë Bashkimit Evropian, që është interesi më i lartë shtetëror i yni.
Në këtë takim u zhvillua një debat konstruktiv, me ç’rast kryetaret e komunave shprehen pikëpamjet e tyre lidhur me projektligjet për të cilat u debatua, e të cilat do të merren në shqyrtim nga Grupi punues me rastin e finalizimit të Pakos Ligjore.
1