• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
F T E S Ë
2018-06-27

Debat publik konsultativ për pakon e ligjeve të reformës së administratës publike.
E/I nderuar
 
Ministria e Administratës Publike (MAP) ju fton të merrni pjesë në Debatin publik konsultativ për Pakon e ligjeve të reformës së administratës publike, përkatësisht për projektligjet: Projektligjin për Administratën Shtetërore, Projektligjin për Zyrtarët Publik dhe Projektligjin për Pagat.
 
Këto tre projektligje kanë një rëndësi të veçantë për reformimin dhe modernizimin e administratës publike me qëllim të ngritjes profesionale të saj, rritjen e llogaridhënies dhe përmirësimin e shërbimeve publike ndaj qytetarëve. 
 
Debati pritet të mbahet të enjten, më  28 qershor 2018, në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, nga ora 10:00. (Ndërtesa e vjetër e komunës)
 
Bashkë me ftesë e keni të bashkëngjitur edhe rendin e ditës .
 
-Prania juaj na nderon!
 
 
Me respekt,
 
______________________________________
Arton BERISHA
Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Administratës Publike
 
 
 

1