• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
Ftesë për konferencë për media (ODRA)
2017-11-21

Titulli: MAP-i fillon procesin e vlerësimit të gatishmërisë për hapjen e të dhënave në Kosovë 21.11.2017

Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për shtyp të ministrit të Ministrisë së Administratës Publike z. Mahir Yagcilar, më  22 nëntor 2017, nga ora 11:00, në zyrat e MAP-it, në ndërtesën e ish-“Rilindjes”, në katin V, Salla 513,  ku do të bëhet shpalosja e iniciativës për vlerësimin e gatishmërisë për hapjen e të dhënave në Kosovë. Së bashku me Ministrin Yagcilar, në këtë konferencë për shtyp do të jenë edhe Drejtoresha e Departamentit për Menaxhimin e Reformës së Administratës Publike znj. Erna Hasangjekaj si dhe ekspertja e hapjes së të dhënave znj. Elizabeth Carolan. 
Kjo iniciativë është e një rëndësie të veçantë për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së Qeverisë së Kosovës dhe ndërlidhet me procesin e reformës së administratës publike. Vlerësimi i Gatishmërisë për Hapjen e të Dhënave është një metodologji e Bankës Botërore dhe bënë një skenim të hollësishëm të vendit në kuadër të 8 komponentëve kryesore. 

Ju mirëpresim ! 
 
1