• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
KËMBIM I PËRVOJAVE NDËRMJET DASHC-it DHE DAP-it TË SHQIPËRISË
2018-12-12

Një delegacion i Departamentit të Administrimit të Shërbimit Civil i Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Kosovës, qëndroi në Tiranë, ku u pritën nga kolegët e Departamentit të Administratës Publike të Shqipërisë.
Në takimet e përbashkëta, që i zhvilluan atje, të dy palët diskutuam për gjendjen në shërbimet civile në Kosovë dhe në Shqipëri, për proceset reformuese, që po kalojnë te të dyjave vendet në këtë fushë, me theks të veçantë për praktikat në menaxhimin e burimeve njerëzore, nëpërmjet  Sistemit elektronike siç janë: Sistemin online të aplikimit në shërbimin civil, Hapat në të cilat kalon procesi i rekrutimit Online, Menaxhimin e trajnimeve në administratën publike dhe Sistemin Informativ të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (SIMBNJ/HRMIS)/ gjenerimin e pagave etj.
Siç u pa me këtë rast, takimet e tilla paraqesin mundësi shumë të mirë për të ndarë përvojat e përbashkëta, por edhe për të mësuar nga njëri-tjetri bazuar në procese të suksesshme te të dyja administratave. 

 foto-dashc.jpg
1