• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MAP ORGANIZOI KONFERENCË ME TEMËN ”ZBATIMI I LIGJIT TË RI PËR PROCEDURAT E PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE"
2017-12-20

Ministria e Administratës Publike me qëllim të informimit rreth Ligjit mbi Procedurën e Përgjithshme Administrative, ligj ky i cili hyri në fuqi në qershor të vitit 2017, organizoi konferencë me temën “Zbatimi i ligjit të ri për procedurat e përgjithshme administrative".
Konferencën e shpalli të hapur drejtori i Departamentit Ligjor të MAP-së Naser Shamolli, duke i informuar pjesëmarrësit se  gjatë këtyre dy ditëve  do të njihen nga afër për parimet e reja, të drejtat e reja të palëve në procedurën administrative, si dhe agjendën e modernizimit të MAP-it dhe Qeverisë në fushën e modernizimit të shërbimeve publike administrative. Zabatueshmëria e këtijë ligji  mbeshtetet nga  Bashkimi Evropian. 

Kjo konferencë ka për synim informimin për:
 
-    Bazat dhe parimet kryesore të LPPA-s së re në krahasim me kornizën ligjore të mëparshme, me një theks të vecantë për të drejtat e qytetarëve dhe përfitimet nga LPPA e re; për qytetarët dhe bizneset.
-     Roli i ri dhe të drejtat e palëve në procedurat administrative;
-    Mundësinë për të rritur cilësinë në shërbimet publike bazuar në ndryshimet e kuadrit ligjor që do të harmonizohet me ligjin e ri LPPA.
-     Mundësinë për ta rritur efiktivitetin e AP-së si rezultat i një zbatimi të duhur të LPPA-s së re.
-   Ndryshimet kryesore në LPPA-n e re në krahasim me kornizën ligjore të mëparshme, duke përfshirë parimet e reja të LPPA-së, institutet ligjore dhe mjetet juridike të reja.
- Procesi i harmonizimit i ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative me LPPA-n e re, si dhe,
- Nevojat e koordinimit ndërmjet institucioneve në lidhje me proceset në vazhdim të harmonizimit ligjor, thjeshtëzimi i proceseve administrative, reduktimi i barrës administrative, dhe zhvillimin e një koncepti të unifikuar për një pikë të vetme ndalimi.

Dita e parë e kësaj konference u mbajt sot, e cila u organizua per institucionet qeveritare të nivelit qëndror, ndërsa nesër do të mbahet për bizneset dhe OJQ-të.
 
 
 
 
 
 
 

1