• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MBAHET PUNËTORIA PËR HAPJEN E TË DHËNAVE
2018-11-07

Prishtinë, 7 nëntor 2018: Një ditë pas konferencës mbi gatishmërinë e Kosovës për hapjen e të dhënave ku u bë edhe publikimi i raportit vlerësues ODRA, sot Ministria e Administratës Publike në bashkëpunim me OJQ-ODK kanë organizuar punëtori me përfaqësues të institucioneve të Qeverisë së Kosovës
OJQ-ve, komunitetit të biznesit, mediave, institucioneve akademike, etj., me qëllim që të ketë një mobilizim të shtuar nga ana e qeverisë për hapjen e të dhënave.
Punëtoria është fokusuar në eksplorimin e nevojave për prioritizim të publikimit të grupeve të të dhënave qeveritare apo ‘data-seteve’ që bartin më së shumti potencial për të realizuar përfitime nga hapja e tyre. Ky proces u realizua duke pas parasysh këndvështrimet e pjesëmarrësve nga sektorët e ndryshëm. Punëtoria po ashtu pati ndikim në vetëdijesimin e të pranishmëve mbi metodologjinë, rëndësinë dhe ndikimin pozitiv të hapjes së të dhënave si dhe të bashkëpunimit të midis zyrtarëve të institucioneve publike me shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit. Në kuadër të tre sesioneve kryesore të punëtorisë janë trajtuar tri pyetje kryesore: cili është procesi i hapjes së të dhënave nga qeveria dhe cilat janë implikimet e një veprimi të tillë? çfarë të dhëna duhet hapur dhe cilat janë pengesat për të hapur ato të dhëna? Si dhe cilët janë hapat e ardhshme për bashkëpunim në hapjen e të dhënave?
Punëtoria është drejtuar nga znj. Amparo Ballivián, eksperte e të dhënave të hapura dhe ish-shefe e Njësitit për të Dhënat e Hapura në Bankën Botërore. Ministri i Administratës Publike z. Mahir Yagcilar ka përsëritur zotimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të zbatoj në mënyrë efektive iniciativën për hapjen e të dhënave në Kosovë.


 
1