• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
ME KRYETARET E KOMUNAVE U FOL PËR LIGJET DHE PROCEDURAT E SHËRBIMIT CIVIL
2018-01-19

Në takimin e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, ku ishin të pranishëm kryetarët e komunave, të zgjedhur për herë të parë, u tha se qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i disa prej aspekteve të përgjithshme të qeverisjes lokale dhe familjarizimit me procedura dhe akte të ndryshme ligjore.

Para kryetarëve, Salvador Elmazi, drejtor për buxhet në MF theksoi se, viti 2018 do të jetë për 52 milionë euro më i madh për komunat e Kosovës, për dallim nga viti 2017. Nga këto mjete, 18 milionë euro shkojnë për shërbime dhe mallra dhe 9 milionë euro për rritjen e pagave prej 4 për qind.
Për ligjet, procedurat e Shërbimit civil dhe ato të  personelit, kryetarëve  të komunave iu foli Tefik Mahmuti, i cili qartësoi në detaje të gjitha aspektet që lidhen me fushat e përmendura.
 
1