• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI MAHIR YAGCILAR PRITI DELEGACIONIN NGA KATARI TË KRYESUAR NGA IBRAHIM BIN ABDULLAH AL DHAIMI
2018-10-23

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, priti sot në takim një delegacion nga shteti i Katarit, i cili kryesohej nga Ibrahim bin Abdullah Al Dhaimi, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Rregullativ për Bamirësi, Yousef bin Ahmed Al Kuwari, kryetar ekzekutiv i Katar Charity,
Hashim Ibrahim Al-Sada sekeretar i parë i Ambasadës së shtetit të Katarit në Tiranë, si dhe Saleh Ali S. Al-Khaldi, drejtor i Njësisë për Çështje Ligjore.
Gjatë këtij takimi bisedat u përqëndruan tek nxitja e bashkëpunimit të shumëanshëm ndërmjet dy vendeve.
Ministri Yagcilar, me këtë rast, falenderoi z.Ibrahim bin Abdullah Al Dhaimi për  vizitën e tyre, duke thekuar  se ekziston mundësia për realizimin e një bashkëpunimi me interes  të ndërsjellë, duke i dhënë rëndësi  fushës së shkembimit të përvojave në fushën e administratës publike  ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Katarit.
Në anën tjetër, Ibrahim bin Abdullah Al Dhaimi falenderoi Ministrit Yagcilar për pritjën e tij, dhe shprehu gatishmërinë për nxitjen e bashkëpunimit të ndërsjell mes dy shteteve. 
IMG_0574.jpg
1