• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR: BALLAFAQOHEMI ME PROBLEME TË PËRBASHKËTA DHE VETËM DUKE BASHKËPUNUAR MUND T’I ADRESOJMË PROBLEMET TONA
2018-11-22

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, po merr pjesë në "Konferencën e Nivelit të Lartë Ministror për Përmirësimet në Administratën Publike përmes Bashkëpunimit Rajonal" organizuar nga Shkolla Rajonale për Administratë Publike (ReSPA).
Ministri Yagcilar prezantoj në panelin ministror, ku janë edhe kolegët e tij nga rajoni dhe Komisioni Evropian ka folur për prioritetet, zhvillimet, sfidat në fushën e reformave të administratës publike dhe për zhvillimet dhe progresin e arritur në administratën publike në Kosovë sa i përket politikave, legjislacionit dhe dokumenteve strategjike siç janë : Agjenda e Reformave Evropiane dhe Strategjia e Modernizimit të Administratës Publike, etj.
Duke adresuar suksese e Qeverisë sonë, ministri Yagcilar tha se në vitin 2018, Qeveria e Republikës së Kosovës ka votuar Pakon Ligjore, gjithëpërfshirëse për reformën e administratës publike e cila përmban tri ligje të rëndësishme si: Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, duke thënë se Kuvendi i Kosovës, në leximin e parë ka votuar në favor të këtyre ligjeve.
Ministri Yagcilar elaboroi edhe aspekte të ndryshimeve kryesore në legjislacionin e ri duke përfshirë transformimin e procesit të rekrutimit të nëpunësve civilë, metodën e centralizuar të rekrutimit, i cili do të reduktojë ndjeshëm ndërhyrjen politike në proces, krijimin e një kornize rregullatore, të qartë dhe të qëndrueshme për pagat për tërë sektorin publik, sistemin llogaridhënës, transparencën, efikasitetin  dhe vendosjen e kontrollit në procesin e menaxhimit dhe zgjerimit të administratës shtetërore, veçanërisht në lidhje me procesin e organizimit të agjencive.
Ai më tutje foli edhe për digjitalizimin e shërbimeve publike, duke shpalosur arritjet e Kosovës në këtë fushë. Ministri në fund të fjalës së tij tha se, ReSPA vazhdon të jetë një partner i rëndësishëm në modernizimin e administratës publike në Kosovë. Në këtë plan, mendoj se vendet tona duhet të kenë administrata publike të cilat e kanë besimin e qytetarëve të saj dhe aftësinë për të zbatuar reformën e integrimit evropian. Ne ballafaqohemi me probleme të përbashkëta dhe duke ndarë dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, ne mund t’i adresojmë problemet tona në mënyrë më efektive.
 
 
1