• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR E PRITI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRIZRENIT MYTAHER HASKUKA
2018-05-18

Ministri, Mahir Yagcilar, në Ministrinë e Administratës Publike ka pritur kryetarin e komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, me të cilin ka biseduar për projektet për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Muzikës dhe të Kopshtit të Fëmijëve, që do të fillojnë së shpejti të ndërtohen në Prizren, nën mbikëqyrjen e MAP-it.

Pos kësaj, në takim u bisedua edhe për reformat në shërbimet publike si dhe hapat tjerë, që do të ndërmerren për t’i zbatuar këto reforma.
Ministri Yagcilar tha se përcaktimi dhe forcimi i standardeve të njësuara për ofrimin e shërbimeve kanë një rëndësi të veçantë për të rritur besimin e qytetarëve te institucionet shtetërore. Shi për këtë, ministri Yagcilar dhe kryetari Haskuka, u dakorduan, që me mbështetjen e MAP-it, sistemet elektronike për ofrimin e shërbimeve për qytetarët do të integrohen sipas Kornizës së Interoperabilitetit dhe do të zhvillohen platformat elektronike për ofrimin e shërbimeve ``one stop shop``, me qëllim të ngritjes së transparencës dhe  llogaridhënies.
Kryetari Haskuka, duke vlerësuar bashkëpunimin me MAP-in falënderoi Ministrin për përkrahjen e tij për projekte shumë të dobishme për qytetarët e Prizrenit.
1