• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR KA PRITUR PËRFAQËSUESIT E SINDIKATAVE TË POLICISË, TË DOGANAVE DHE TË SHËRBYESVE CIVIL
2018-06-21

Në kuadër të diskutimeve për Pakon ligjore të reformës së administratës publike, Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar në takime të ndara ka pritur përfaqsuesit e sindikatave të Policisë, kryesuar nga kryetarja Valbona Kamberi, të Doganës, Ali Vitinë dhe të Shërbyesve Civil të kryesuar nga kryetari Mursel Zymberi.

Në këto takime u shpalosën tri projektligje: Projektligji për Administratën Shtetërore, Projektligji për Zyrtarët Publik dhe Projektligji për Pagat.

Ministri Yagcilar tha se do të miren parasysh propozimet dhe sygjerimet nga palët e interest, sepse këto tri projektligje prekin  çështje shumë të rëndësishme dhe komplekse të funksionimit të shtetit. Ndaj, puna e bërë deri tash nuk ka qenë proces i lehtë, por në këtë drejtim është punuar me përkushim të madh.

1