• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR: MODERNIZIMI I ADMINISTRATËS PUBLIKE PRIORITET NACIONAL
2017-12-15

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar në Konferencën Ministrore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) e cila u mbajt në Paris, mori pjesë në panel me temën: "Pse sundimi i ligjit është i rëndësishëm për qytetarët dhe bizneset"?.

Duke iu drejtuar të pranishmëve ministri Yagcilar tha se  Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për sundimin e ligjit si element kryesor i demokracisë dhe funksionimit të shtetit ligjor. Shi për këtë, ai, shpalosi prioritet strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke thënë se, në vitin 2016 së bashku me Komisionin Evropian është nisur Agjenda e Reformave Evropiane, e cila ndër të tjera përcakton përparësitë kryesore në fushën e sundimit të ligjit, dhe promovimin e qeverisjes së mirë. Zbatimi i kësaj agjende është prioriteti më i lartë i Qeverisë së Kosovës.


foto_15122017_3.jpg

Ministri në vazhdën a fjalës së tij tha se, pa sundimin e ligjit dhe funksionimin e gjyqësorit, ne nuk mund të presim ardhjen e investimeve të huaja ose një atmosferë të lulëzuar të biznesit në vendin tonë dhe kjo është jetike edhe për problemin e papunësisë.
Ministri vuri në theks edhe bashkëpunimin e ngushtë me Bashkimin Evropian dhe me organizatat ndërkombëtare siç është OECD/ SIGMA etj. Ndërsa, duke folur për Kornizën Ligjore dhe Kornizën Strategjike për Reformën e Administratës Publike, theksoi se me qëllim të krijimit të një administrate publike dhe shërbimit civil efikas, transparent, të përgjegjshëm dhe profesional Ministri ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e Hapjes së të Dhënave. Kosova, tha, ka portalin kombëtar për hapjen e të dhënave si dhe po punon për të fuqizuar kornizën ligjore për ndërtuar një kulturë institucionale për hapjen e të dhënave prej anës së institucioneve publike.
Të gjitha veprimet tona në promovimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë për qytetarët dhe bizneset zbatohen në përputhje të plotë me standardet e BE-së dhe si të tilla kanë për qëllim përafrimin e shtetit dhe shoqërisë sonë me Bashkimin Evropian, që përfaqëson një konsensus kombëtar në Republikën e Kosovës”, tha Ministri Yagcilar, me ç’rast falënderoi OECD/SIGMA dhe shtetin Francez për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe aspiratat e saja për integrim në familjen evropiane.



 

1