• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR MORI PJESË NE CEREMONINË E HAPJES SË AEROPORTIT TË STAMBOLLIT
2018-10-30

Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, me ftesë të shtetit turk, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së aeroportit të ri të Stambollit "Istanbul New Airport", ceremoni kjo e udhëhequr nga Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan.
foto.jpg
Pjesë e ceremonisë së hapjes së këtij aeroporti ishin krerë shtetesh dhe kryediplomatë nga vende të ndryshme të botës.
Me këtë rast, ministri Mahir Yagcilar, mori pjesë ne ceremoninë e nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunim në Veprimtari Kërkimore – Zhvillimore në Fushat e Transporti, marrëveshje kjo e cila u nënshkrua nga Pal Lekaj, Ministër i Infrastrukturës dhe homologu i tij turk Mehmet Cait Turhan. 

foto4.jpg
 
1