• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR MORI PJESË NË KONFERENCËN E 7-të NDËRKOMBËTARE KUSHTUAR ROLIT TË DIPLOMACISË NË HISTORINË E BALLKANIT
2017-11-09

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar, mori pjesë në Konferencën e 7-të Ndërkombëtare Vjetore, të mbajtur në Prishtinë dhe të organizuar nga Universiteti i Stambollit, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, me temën ``Roli i diplomacisë në historinë e Ballkanit``.
Në këtë konferencë ishin të pranishëm: ambasadorja e Republikës së Turqisë Kıvılcım Kılıç, rektori i Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës Prof.Dr. Marjan Dema, rektori i Universitetit të Stambollit Prof.Dr. Mahmut Ak, si dhe akademikë nga vendet e rajonit të Ballkanit.
23469325_10214708479695418_1623724025_o.jpg
Me këtë rast, ministri Yagcilar, përgëzoi menaxhmentin e të dy universiteteve, për organizimin e kësaj konference të cilën e vlerësoi të rëndësishme, për faktin se Universiteti i Stambollit dhe Universiteti i  Prishtinës, vazhdojnë të kenë një bashkëpunim të mirë dhe ky bashkëpunim do të mundësojë, që studentët të  përfitojnë në të ardhmen.
23469211_10214708290730694_1093895140_o.jpg
 
Ministri  Yagcilar, në përmbyllje të fjalës së tij, tha se," Kjo konferencë e sotme, tregon përkushtimin, që ne kemi për të ecur përpara në fushën e bashkëpunimit, në fushën e projekteve të përbashkëta rajonale dhe integruese".
1