• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR PO MERR PJESË NË TAKIMIN E TETË TË BORDIT DREJTUES TË NIVELIT MINISTROR TË RESPA-s NË TIRANË
2017-11-06

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, po merr pjesë në takimin e tetë të Bordit Drejtues në nivel ministror, në kuadër të organizimit ndërkombëtar të ReSPA-s, në Tiranë, ku janë të pranishëm edhe ministra nga vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesit nga Komisioni Evropian dhe drejtues të OJQ-ve.
Ministrat dhe delegacionet nga vendet e rajonit: Shqipëri, Mali i zi, Bosnja, Maqedonia dhe Serbia, paraqiten pikëpamjet dhe rekomandimet e tyre për administratën publike në Ballkanin Perëndimor.
Ministri Yagcilar, duke falënderuar ReSPA-n për organizimin e këtij takimi dhe për kontributin e dhënë për shumë vite me radhë në fushën e administratës publike, për vendet e Ballkanit Perëndimor, tha mes tjerash se "jam i bindur që ky takim do të na mundësoj forcimin e lidhjeve  shkëmbimin e përvojave dhe mënyrat e bashkëpunimit të ndërsjellë". Ndaj, në këtë takim të tetë të Bordit Drejtues të nivelit ministror të ReSPA-s, pres të diskutohen çështjet me rëndësi të veçantë për vendet a rajonit. Para se të prezantoj rrugëtimin e Kosovës në procesin reformues, më lejoni të theksoj se Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e rregullt të kabinetit qeveritar, më 13 tetor 2017 e ka miratuar nismën për aderimin e Republikës së Kosovës në organizatën ndërkombëtare të ReSPA. Me këtë rast, kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se anëtarësimi i plotë në ReSPA dëshmon gatishmërinë e Kosovës për avancimin në drejtim të standardeve profesionale të administratës publike.
 
23423842_10155945363619479_69308701_o.jpg
 
 
Edhe ne si ministri përgjegjëse për menaxhimin e mirëfilltë të reformave në administratën publike jemi të përkushtuar në realizimin e objektivave të përcaktuara në Strategjinë për Modernizimin e Administratës Publike 2015-2020. Në kuadër të strategjisë, rëndësi të veçantë i kemi kushtuar ofrimit të shërbimeve më të mira dhe rishikimit të administratës publike, ku në dy vitet e fundit i kemi ndërmarrë një seri aktivitetesh. 

foto-kater.jpg
 
. Në këtë drejtim i kemi krijuar  data-bazën me dhëna të detajuara për shërbimet që ofrojnë institucionet ndaj qytetarëve, bizneseve dhe OJQ-ve, e cila është e përdorshme në mënyrë elektronike (online).
Fokusi ynë primar është, shtoi ministri Yagcilar, është avancimi dhe përmirësimi i Kornizës Ligjore për administratën publike. MAP-i në bashkëpunim me OECD/SIGMA ka hartuar dhe miratuar edhe koncept-dokumentet për ligjet për Shërbimin Civil, për Organizimin e Administratës Publike dhe për Pagat. Miratimi i këtyre ligjeve bazike luan rolin e katalizorit në procesin e rishikimit dhe organizimit më të mirë dhe më të drejtë të administratës publike në vend, si dhe përforcimin e zbatimit të parimeve të etikës dhe integritetit në Shërbimin Civil.
Vlen të theksohet se është miratuar edhe Ligji për Procedurat e Përgjithshme Administrative i cili thjeshton dhe modernizon proceset administrative dhe shërbimet publike.
Prandaj, në arritjen e synimeve tona për zbatimin e reformave dhe obligimeve të dala nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe Agjenda për Reforma Evropiane, kemi nxjerr një analizë cilësore mbi rishikimin e institucioneve dhe agjencive të pavarura të Kuvendit dhe organeve qendrore të Qeverisë. Kjo analizë, do të jetë ndihmës për përcaktimin e mekanizmave të llogaridhënies, marrëdhënies së punës, pagave, themelimin, organizimin dhe përgjegjësitë e tyre.
Ndërsa, sa i përket fushës së teknologjisë informative Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron me prioritet të lartë transformimin digjital, ku përpos hartimit të standardeve dhe politikave në fushën e komunikimeve elektronike, segment tjetër i rëndësishëm është ofrimi dhe avancimi i shërbimeve elektronike për qytetar, biznese, OJQ dhe vet institucionet.
Në fushën e politik bërjes, Qeveria ka miratuar një varg dokumentesh strategjike si: Agjenda Digjitale për Kosovën, Strategjia e Kosovës për Teknologji Informative, Strategjia Kombëtare për Siguri Kiberetnike, Strategjia Nacionale e TI-së dhe Korniza e Interoperabilitetit.
Andaj, më lejoni t`I përmendi dy projekte si praktika të mira të cilat jemi duke i zbatuar :
1) Ndërtimi i Rrjetit Shtetëror,  i cili është shtrirë në të gjitha institucionet e Kosovës duke përfshirë pushtetin qendror dhe lokal, dhe 
2) Ndërtimi i Qendrës së të Dhënave Shtetërore, e cila është e centralizuar dhe shërben si depo elektronike e të dhënave për të gjitha institucionet e Kosovës. 
 

Në këtë plan, shtoi ministri Yagcilar, Kemi filluar zhvillimin e projektit `` Platforma e Interoperabilitetit`` përmes të cilit do të bëjmë ndërlidhjen e sistemeve elektronike në Kosovë, ku do t’u mundësohet qytetarëve ofrimi i më shumë shërbimeve nga një pikë e vetme të kontaktit. Nga ana tjetër me aprovimin e Kartës për Dhënat e Hapura (Open Data) Qeveria e Kosovës tregon se mbetet i përkushtuar për sigurimin dhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënës së institucioneve shtetërore. Në Këtë aspekt, Ministria e Administratës Publike e ka krijuar portalin për publikimin e të dhënave, kurse në bashkëpunim me akterët relevant është duke punuar në hartimin e planit kombëtar te të dhënave.
Në vazhdën së fjalës sime dëshiroj t`i përmendi edhe aktivitet e Institutit Kosovar për Administratë Publike (IKAP) i cili vepron në kuadër të Ministrisë Administratës Publike, nëpërmjet të cilit zhvillohen trajnime për aftësimin dhe profesionalizimin e shërbyesve civilë në nivel qendror dhe atë lokal.

 
Përmes ofrimit të trajnimeve kualitative, aktiviteteve për aftësimin e nëpunësve civilë, hulumtimeve dhe shkëmbimit të njohurive përmes teknologjisë informative, IKAP-i vepron si një qendër e trajnimit që është gjenerator i prodhimit të kapaciteteve të reja profesionale që ndihmojnë krijimin e një administrate publike modern dhe funksionale me qëllim të ndërtimit efikas, përgjegjshëm të shërbimit civil. 
Ashtu sikur vendet tjera e rajonit, edhe Kosova mbetet e përkushtuar për të ardhmen e saj evropiane, duke i realizuar objektivat si dhe parimet e administratës publike. Ne si Qeveri fokusohemi fuqishëm në zbatimin e reformave të nevojshme, përpiqemi të avancojmë administratën publike me një cilësi sipas standardeve të kërkuara në mënyrë që në një ardhme të afërt të jemi pjesë e administratës së përbashkët evropiane.
Të nderuar të pranishëm, tha në fund ministri Yagcilar, integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është synimi ynë i përbashkët strategjik, andaj, unë shpresoj që vendimet ministrore që do të miratohen, sot, do ta promovojnë më tej rëndësinë e bashkëpunimit rajonal mes nesh.
 
 
 

1