• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR PRITI AMBASADORIN E ITALISË NË KOSOVË PIERO CRISTOFORO SARDI
2017-10-11

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Ministri Yagcilar, pasi falënderoi ambasadorin për vizitën , u shpreh mirënjohës për shtetin e Italisë, për kontributin dhe mbështetjen që i ka  dhënë shtetit të Kosovës. Ministri Yagcilar informoi ambasadorin për fushëveprimin e ministrisë, për reformat në administratën publike dhe modernizimin e saj.
Ndërsa, Ambasadori i Italisë Sardi e uroi ministrin Yagcilar për ri emërimin në pozitën e ministrit të Ministrisë së Administratës Publike duke e vlerësuar punën e bërë në fushën e reformave.
Ministri Yagcilar dhe ambasadori italian u pajtuan  për bashkëpunim në fushat të interesit të përbashkët, por edhe për shkëmbimin e përvojave me Ministrinë e Administratës Publike të Italisë.
1