• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR PRITI AMBASADORIN E SAPOEMRUAR TË GJERMANISË NË VENDIN TONË, CHRISTIAN HELDT
2017-10-12

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, priti ambasadorin e sapoemëruar të të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Në këtë takim që kishte karakter njohës, ministri Yagcilar, uroi ambasadorin Heldt, për detyrën e re në Kosovë, dhe përmes tij e shfrytëzoi rastin të shpreh mirënjohjen ndaj shtetit gjerman për përkrahjen e madhe që Gjermania vazhdon të japë për Kosovën në proceset demokratike dhe në avancimin e agjendës euro- integruese.
 

foto-per-web-2-(2).jpg

Në këtë kontekst, ministri Yagcilar e njoftoi ambasadorin Heldt, me fushë veprimtarinë e Ministrisë së Administratës Publike, me theks të veçantë për reformat në administratën publike. Ministri vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritanishëm me ambasadën Gjermane në Kosovë duke veçuar bashkëpunimin e ngushtë me GIZ-in dhe realizimin e shumë projekteve të rëndësishme, trajnimet për shërbyesit civilë,  projekti i regjistrit të shërbimeve publike dhe të tjera të cilat janë duke u zhvilluar.

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, uroi ministrin për vazhdimin e detyrës së ministrit të Ministrisë së Administratës Publike, dhe shprehu  vullnetin e tij për të thelluar bashkëpunimin dhe fuqizuar administratën publike në Kosovë.
 
Ministri Yagcilar dhe ambasadori Heldt, ri konfirmuan nevojën e thellimit të marrëdhënieve dhe të shkëmbimeve bilaterale ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.
1