• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR PRITI ISH- DIPLOMATIN TURK MITHAT RENDE
2017-12-06

Ministri i MAP-it Mahir Yagcilar ka pritur ish-diplomatin dhe anëtarin e Bordit të Drejtorëve të TSKB-së së Turqisë, Mithat Rende, që shoqërohej nga ambasadorja turke në vendin tonë KIVILCIM KILK, me të cilin biseduan për aspekte politike dhe shoqërore në vendin tonë.
Ministri Yagcilar, pasi falënderoi për vizitën, ish-diplomatin turk Rende e njoftoi edhe me fushë veprimtarinë e MAP-it dhe reformat në administratë, që janë duke u zhvilluar, për të cilat përgjegjëse është kjo ministri. Në këtë plan, ministri Yagcilar, nëpërmjet ish- diplomatit turk, falënderoi Republikën e Turqisë për ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në të gjitha fushat dhënë Kosovës.
Në anën tjetër, ish-diplomati turk Rende, pasi u shpreh mirënjohës për pritjen, theksoi se shteti dhe Qeveria turke do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën edhe në periudhën e ardhshme.
1