• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR PRITI KRYETARIN E KPMSHCK-së TË KOSOVËS SHKËMB MANAJ
2017-10-24

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar priti kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil, Shkëmb Manaj.
 
Në këtë takim, ministri Yagcilar dhe Manaj biseduan rreth mundësisë së fuqizimit të Shërbimit Civil, avancimit të proceseve të legjislacionit përkatës, të akteve nënligjore për rekrutim, si dhe të aspekteve tjera të cilat ndërlidhën me reformimin e Shërbimit Civil në Kosovë.

Ministri Yagcilar vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike dhe Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, duke theksuar mandatin e dy institucioneve në respektimin dhe zbatimin e legjislacionit të Shërbimit Civil dhe reformimin e administratës publike në Kosovë. Ministri Yagcilar, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit reciprok në proceset reformuese në tërë proceset e Shërbimit Civil të Kosovës. Ndërsa, kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës Shkëmb Manaj, pasi falënderoi ministrin për bashkëpunimin e ngushtë ndërinstitucional theksoi se KPM-ja do të jetë përkrahëse e të gjitha proceseve reformuese në avancimin e Shërbimit Civil të Kosovës.
1