• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR PRITI NË TAKIM LAMTUMIRËS KONSULLEN E PERGJITSHME TË REPUBLIKËS SË TURQISË SELEN EVCIT
2017-11-24

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka pritur në takim lamtumirës konsullën e përgjithshme të Republikës së Turqisë, Selen Evcit.
Ministri Yagcilar ka falënderuar konsullën, Selen Evcit, për angazhimin, gjatë shërbimit në Kosovë-Prizren, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Turqisë dhe vendit tonë.
Konsullja në largim, Selen Evcit, u shpreh mirënjohëse për bashkëpunim të ngushtë me ministrin Yagcilar, duke theksuar se Republika e Turqisë gjithmonë do të vazhdojë të jetë përkrahëse e Kosovës, në proceset e zhvillimit të institucioneve të vendit. Ministri Yagcilar, i uroi suksese diplomates turke në misionet e më tejme diplomatike.
foto2.jpg

foto2-(1).jpg
1