• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR U TAKUA ME KONSULLEN E PËRGJITHSHME TË REPUBLIKËS SË TURQISË EYLEM ALTUNYA
2018-01-31

Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, u takua sot me Konsullen e Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren znj. Eylem Altunya.
Me këtë rast, ministri Yagcilar, Konsulles i uroi punë të mbarë në misionin e saj te ri.
Gjatë këtij takimi, ministri Yagcilar dhe znj.Altunya, diskutuan rreth angazhimeve të përbashkëta dhe mundësive të reja, për të realizuar projekte cilësore në fusha të ndryshme.
Gjithashtu në këtë takim, u theksua, vullneti i dyanshëm për ngritjen dhe thellimin e bashkëpunimit në mardhëniet  bilaterale.
 
1