• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR TAKON ZËVENDËSMINISTREN E PUNËVE TË BRENDSHME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ROMINA KUKO
2018-06-13

Ministri Yagcilar, sot foli në konferencën jubilare e qeverisjes lokale organizuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale.
Në sesionin me titull “Drejt Reformave” ministri Yagcilar potencoi se procesi i shtetndërtimit në Kosovë, kishte një fokus të veçante në vetëqeverisjen lokale, ku komunat janë konsideruar si institucione që kanë përgjegjësi të rëndësishme për të ofruar komuniteteve jo shumicë përfaqësim adekuat politikë si dhe mbrojtjen e drejtave të tyre, duke vlerësuar se komunat në Kosovë kanë një autonomi të lartë.
Ministri Yagcilar tha se viti 2018 nuk shënon vetëm 10 vjetorin e konstitutimit të qeverisjes lokale, ne po punojmë që ky vit të jetë vit i hapave të mëdhenj në fushën e administratës publike përkatësisht në modernizimin e saj.
Në kuadër të kësaj konference, Ministri Yagcilar takoi Zëvendësministren e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë znj. Romina Kuko, ku u konfirmua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve në mes të dy shteteve.
Ministri Yagcilar dhe znj. Kuko diskutuan ecurinë e reformave në fushën e administratës publike, ku ranë dakord në shkëmbimin e përvojave të mira në mes Kosovës dhe Shqipërisë


 
1