• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR U TAKUA ME KRYETARIN E KPMK-së ESHREF SHABANI
2018-08-30

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka pritur kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, Eshref Shabanin, që shoqërohej nga anëtari i këtij këshilli, Shkëmb Manaj.
Palët në takim biseduan rreth mundësive të fillimit të zbatimit të Ligjit nr.06/L-048 të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, dhe për rëndësinë që ka ky akt ligjor për shërbimin civil të Kosovës. Që ky ligj të zbatohet me sukses u pa e nevojshme të realizohet një bashkëpunim i mirëfilltë ndërmjet institucioneve të vendit, në mënyrë që mangësitë ligjore të evidencuara deri më tash të eliminohen.
1