• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR U TAKUA ME PËRFAQËSUES TË AMBASADËS GJERMANE DHE TË GIZ-it
2017-10-17

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar priti Anja Becky, sekretare e parë në Ambasadën e Gjermanisë, dhe kryesuesin e GIZ-it (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) në Kosovë, Karl Weber me të cilët bashkëbisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit.
 
Ministri Yagcilar falënderoi për partneritetin e shkëlqyer me Ambasadën e Gjermanisë dhe GIZ-in, me theks në vazhdimin e projekteve të përbashkëta për IKAP-in në ngritjen e kapaciteteve nëpërmjet trajnimeve dhe për regjistrin e shërbimeve administrative.
Ministri Yagcilar tha se jemi duke punuar për të avancuar ofrimin e shërbimeve administrative ndaj qytetareve, me qellim të zbatimit të standardeve evropiane në fushën e modernizimit të administratës publike.

Anja Becky dhe Karl Weber uruan për riemërimin e ministrit Yagcilar për të udhëhequr me MAP-in edhe këtë mandat, kurse në të njëjtën kohë shprehen gatishmërinë për zgjerimin e  bashkëpunimit me Ministrinë e Administratës Publike.
1