• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR U TAKUA ME PËRFAQËSUESIT E KUVENDIT TE TË RINJVE TË KOSOVËS
2018-12-04

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar, priti në takim përfaqësuesit e Kuvendit te të Rinjve të Kosovës. Gjatë këtij takimi, ministri Yagcilar, i përgëzoi të rinjtë për punën, që po bëjnë për të rinjtë e Kosovës. Me këtë rast, ministri Yagcilar, me këta të rinj diskutoi rreth mundësive dhe mbështetjes për bashkëpunim ne të ardhmen.
Përfaqësuesit  e Kuvendit te të Rinjve të Kosovës, para ministrit Yagcilar, prezantuan  punën e tyre,  që përkon  me rininë e vendit. Ata, në të njëjtën kohë shpjeguan edhe strukturën  prej shtatëmbëdhjetë degëve nëpër komunat e Kosovës dhe anëtarësinë  prej 600 të rinjve. Mu për këtë,  nga ministri Yagcilar  kërkuan hapësirë pune, në mënyrë qe t’ju mundësohet zhvillimi i  aktivitetit te tyre, kërkesë kjo që nga ministri Yagcilar hasi në mirëkuptim për të ardhmen.
Lidhur me aktivitetin përmbyllës  të këtij viti “Njihu me vullnetarët e vitit”, këta të rinj, ftuan ministrin Yagcilar të jetë pjesëmarrës.
1