• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR U TAKUA ME PËRFAQSUESIT E FMN-së
2018-06-04

Ministri I MAP-it Mahir Yagcilar në kabinetin e tij është takuar me përfaqësuesit e FMN-së të kryesuar nga Stephanie Eble, shef i Misionit për Kosovë, Departamenti për Evropë.
Ministri falënderoi për përkrahje dhe angazhime që FMN-ja i ka dhënë dhe i jep Kosovës.
Me këtë rast ministri Yagcilar e njoftoi përfaqësuesit e FMN-së me  ecurinë e reformave  në administratën publike, për Pakon Ligjore në administratën publike. Ministri iu tha mysafirëve se Ministria e Administratës Publike shumë shpejt do të nis procesin e konsultimeve publike për pakon legjislative e cila do te jetë gjithëpërfshirëse për të siguruar transparencë dhe pjesëmarrje të plotë.
Ministri përsëriti zotimin e ministrisë që të bashkëpunojë në çdo hap me FMN-n gjatë procesit të vendimmarrjes.
Shefja e Misionit për Kosovë Eble, falënderoi ministrin Yagcilar për pritjen dhe bashkëpunimin . Ministri ia ri konfirmoi FMN-se se ligjet nuk do te cenojnë stabilitetin makro fiskal të vendit.
 
1