• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR U TAKUA ME SHEFEN E UNDP-së, ULRIKA RICHARDSON
2018-07-02

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, sot, priti në takim shefen e sapoemëruar të UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson.
Fillimisht, Ministri Yagcilar e uroi shefen Richardson për detyrën e re në krye të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, dhe në të njëjtën kohë e njoftoi me punën dhe objektivat e Ministrisë së Administratës Publike.
Gjatë takimit, ministri Yagcilar foli për ecurinë e procesit të reformimit të administratës publike në Kosovë, me theks të veçantë për Pakon Ligjore, ku bëjnë pjesë: Projektligji për Administratën Shtetërore, Projektligji për Zyrtarët Publik dhe Projektligji për Pagat.
Ministri Yagcilar vlerësoi lart rolin e UNDP-së në Kosovë, dhe partneritetin e shkëlqyer me këtë institucion ndërkombëtar, duke shpresuar se si i tillë do të thellohet edhe më tej .
Shefja e UNDP-së , Ulrika Richardson, bashkëpunimin dhe punën e deritashme me Ministrinë e Administratës Publike e vlerësoi lart, duke u zotuar njëkohësisht se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Konstatim i përbashkët i palëve në takim ishte avancimi i bashkëpunimit ndërmjet MAP-it dhe UNDP-së.
 
1