• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR VIZITOI KOMUNËN E PRIZRENIT
2018-01-31

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, vizitoi sot komunën e Prizrenit, ku u prit nga kryetari i kësaj komune Mytaher Haskuka.
 
Ministri Yagcilar, fillimisht uroi kryetarit e ri për mandatin, duke i shprehur suksese në punën e tij.
 
Ministri Yagcilar e informoi kryetarin e komunës së Prizrenit, për kapacitetet e Ministrisë së Administratës Publike, në ngritjen e infrastrukturës për nevojat e komunës, duke veçuar rëndësinë e bashkëpunimit në mes të nivelit qendror dhe atij lokal.
Në këtë takim, ministri Yagcilar, gjithashtu tha se Ministria e Administratës Publike do të jap përkrahje të plotë në fazën përgatitore në ndërtimin i kopshtit të fëmijëve dhe shkollës së mesme të muzikës  në Prizren. Ai ka shprehur gatishmëri  gjithashtu, në ofrimin e përkrahjes profesionale në fushën e teknologjisë së informacionit, konkretisht tek: Modernizimi i shërbimeve elektronike për qytetarët, funksionalizimit të e-Kioskave në komunën e Prizrenit, si dhe përkrahjen në fushën e të dhënave të hapura.
Kryetari Haskuka, duke falënderuar ministrin Yagcilar për vizitën e realizuar në komunën e Prizrenit , e njoftoi ministrin, lidhur me projektet e komunës dhe tha se gjithmonë është i hapur për bashkëpunim me administratën qendrorë.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i ASHI-së, z. Kujtim Gashi.
1